visQeZ
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Poezi Islame

Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
visar


Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 28
Location : visar raqi

Poezi Islame Empty
MesazhTitulli: Poezi Islame   Poezi Islame I_icon_minitimeSun Jan 16, 2011 3:34 pm

Kjo zemra ime gjithnjë po vajton,
mëshirën Tënde Allah po e kërkon
dhe nëse Ti atë s’e mëshiron,
do të jetë e ngrata e humbur gjithmonë!

Kjo zemra ime shumë është duke u frikësu,
natën e varrit si ka me kalu?
Dhe nëse Ti Allah varrin s’ke me ia zgjeru,
ky trup i ngratë shumë ka m’u dëmtu.

Kjo zemra ime, ditë e natë po qan!
Dhe faljen Tënde Allah po e kërkon.
Dhe nëse Ti atë nuk e falë,
do të jetë e ngrata përgjithmonë në zjarr!

Kjo zemra ime shumë po shpreson,
në ditën e Mahsherit prej teje ndihmë kërkon
dhe nëse Ti Allah rahmet për të bën,
do të jetë e shpëtuar dhe e lumtur gjithmonë!

Kjo zemra ime lutjet kurrë s’i ndalë,
Prej Teje Allah xhenetin Firdevs kërkon
me pejgamberë dhe shehida që ta bashkosh
dhe kënaqësinë Tënde, Allah, t’ia dhurosh.

O Allah, Ti që je i Mëshirshëm,
na mëshiro!

O Allah, Ti që je Mëkatfalës,
mos na dëno!

O Allah, Ti që bën rahmet,
na shpëto!

O Allah, Ti që gjithçka ke,
Xhenetin na dhuro!
----------------------------------------------------
E di...

...se dielli një ditë mund të pushojë së shkëlqyeri
Dhe nata e All-llahut nuk do të shohë dritë
Zemra ime do të qajë për të gjitha që i humbi
Për ata që i deshti, s'do te kem më jetë.

Do të ketë ikur shansi për të dashuruar
Apo për të pasur dike që të më shtërngojë fort
Zemrën time e shoqëron vetmia
netëve duke qarë.

...yjet që shkëlqejnë në netët e pafundme,
Kanë errësirë si shokët e tyre,
Pavarësisht nga humbja e dritës së ditës
Koha kurrë nuk do të mbarojë.

Do të doja që dashuria të ishte aq e dashur
Sa janë yjet për natën.
Se megjithëse zemra ime është afër
Nuk ka përkëdhelje, as të puthura ...

Drita e yjeve një ditë do të shuhet
Që të përzihet me natën;
Ëndërrat e mia për dashuri që kisha, Oh, sa të ëmbla!
I lash të shuhen hiç pa luftë.

Erërat tekanjoze të kohës
U huazojnë fluturim shpresave, ... dëshirave
Në lulëzim, me mosperfillje
Ku askush s'mund të blejë një shans të çmueshëm...

Ja Allah! Dëgjoma Dua'anë!
E di që Je gjithkund!
E di gjuhen e të gjitha zemrave,
Veçanërisht të atyre të dëshpruarave!

Oh! Zoti im! I Vetmi, ALLAH!
I Pafund dhe I Vërtetë
Po e qaj me lot këtë zemrën time të ngurtë
Në të cilën drita nuk ka arritur.

Lutjet e mia janë që dashuria të vijë
Si lindja e diellit,
Dhe shkëlqimi të mos zbehet
Biles as nata kur të fillojë të zbresë.

E derisa nata gjithmonë do të jetë
E mbushur me yje me shkëlqim të pafund
Pavarësisht errësirës së natës
Do ta dij se dashuria nuk ka ikur...
---------------------------------------------------
PADREJTESIA


Perse çdo kund gjendesh

Perse kaq shum frekuentohesh

Perse shumica te shoqerojn ty

Besa edhe te dashurojn ty

Perse lendoni ,kur nuk ju lendojnê

Perse harroni ,kur nuk ju ledhatojnê

Perse demtoni kur nuk ju demtojne

Perse qeshni kur një femije syte I lotojne

Perse i urreni,kur ju rrespektojnê

Perse gezoni ,kur te varferit varferojne

Perse te drejtat tona na mohojne

Perse kaq veshtirê zemrat e sinqerta te mbijetojne

Te gjith jan kunder te sinqertit

I besojne genjeshtarit e jo te vertetit

I ndihmojne te fortit e jo te shkretit

Dhe me shumë I duan te dridhurat e termetit

Perkrahin padrejtesin dhe jo realitetin

Denojne te pafajshmin e jo kriminelin

besojne genjeshtren e jo realitetin

për ta degjeneruar një shoqeri ,

I godasin themelin

Duroni o ju zemra te sinqerta

Jan ne perendim kohet e erreta

Jan ne lindje kohet e blerta

është ne lindje, si një bime e drejtaPo fute rrenje lumturia

është ne kembe mevetesia

Po ngadhnjen urtesia

Po triumfon pafajsia

Dhe po lulzon lumturia
---------------------------------------------
për Pejngamberin Muhamed A.S

Jetim ti linde
dhe i tille u rrite
edukove njerez,
megjithese shkrim nuk dite.


Tek ti merrnin mesime
Qe kur ishe i ri
Tek ti linin thesaret
Se kishe besnikeri.


Kur arrite te dyzetat
Dihet mirë se çfarë ndodhi
Allahu i madheruar
Pejgamber ty te zgjodhi


Te ofruan ty pushetet
Por kete e refuzove
Te premtuan pasuri
perseri ti se pranove.


Me pas shumë u torturove
Nga vendlindja u largove
Por edhe atje ku shkove
Thirrjen tende se harrove.


Ne medine u vendose
një xhami atje ndertove
Thirre njerezit ne besim
Edhe kurre nuk u dorezove


Kurre nuk the se u lodha
Gjithmone njerezit keshillove
Ne Islam i vellazerove.
Rrugen e drejte ju mesove


bërë njerezit qe te njohin
Allahun e Madheruar
I bërë ata qe te kuptonin
Qellimin pse jane krijuar.


I tregove mbarë botes
Se një i bardhe dhe një i zi
Nuk kane asnje ndryshim
Perve?se ne devotshmeri.


Nuk ndertove grada?ela
As organe te pajtimit
Por ndetove për te tere
Ndertesen e bukur te besimit.



Kjo keshtjelle qe ti ndertove
Sprishet prej shiut as prej dimrit
Ajo do te jete ne kembe
Deri ne ditën e gjykimit.



Keshtjella qe ti ndertove
Nuk është prone e padishahut
Por ne te do te valevitet
Flamuri i njehsimit te Allahut.
----------------------------------------

Det’i ashkut mori valë,
Zot i madh të qofsha falë,
Falmë një mejtim të lartë,
edhe një gjuhë të zjarrtë,
të të them bukurinë tënde,
që mbretëron në çdo vënde.
Të flas si bilbil i prillit,
që ka zjarr prej trëndafilit,
Dyk e djegur porsi flutur.
me vaje dyk e këputur.
Dyk e tretur si qiriri,
t’i radhit vjershat nga gjiri.
Syt’e zemrës çelmi mirë,
të njoh ç’ka ndër hapsirë.
Zjarr’i yt ah kur merr flakë!
S’na lë ment o Zot as pakë!
Ne si duhet lëvdim s’dimë,
ty të lëvdon çdo fill bimë,
e çdo ndrydhë e gjithësisë,
ka nga’j zjarr i dashurisë.
Ashku ish avull i zjarrtë,
që çpike yjet’ e artë.
اdo send nga ashku ka pjesë,
Zot mos lër askë pa ndjesë.
Mijra hëna,dielle qite,
prej syresh bojrat i ndrite.
Ti je vetë drit’ e parë
që s’ke as shok as të ngjarë.
Ti vetëvetiu ke qënë,
çdo zakon vet’e ke vënë,
për ty s’ka as do të ketë,
nisje e sosje në jetë.
Dhenë si të tjerët yje,
me det,me stetë,me pyje,
me gjëra shum’e stolise,
vet’e di se qysh e nise!
e qysh e gatove vallë!
dhenë e bukur palë palë!
Në çdo palë dhe që qite,
lloje bar,kafshë gatite.
E ke bërë shumë herë,
terë, uj’e ujët terë,
mijra herë e ke ndërtuar,
mijra herë e ke shkretuar.
Trualli i Oqeanës,
ti e di se ç’kishte anës,
shesh i tij a kish qytete?
kur s’qe mbuluar me dete,
pol i veriut e i jugës,
kur pshtillej me brezn’e drugës.
Zot i madh e i vërtetë,
ç’ka patur ti e di vetë.
Nevoj’e kohës si donte,
dheu asi gjërash bleronte.
Këmbët e gjeologjisë,
në fuqi të përëndisë,
aqë fort të shkurtra janë,
sa A,B,C,vleftë s’kanë.
Së fundi çpike njerinë,
i dhe mendjen,bukurinë.
Me katerilion vijuar,
shpirt i tij ishte krijuar.
Pas kohej i dhe fytyrë,
në veprime për të hyrë.
Si çdo yll në vehte botë,
as një send nuk çpike kotë.
Në çdo yll ka njerëz,shtëza,
po s’gjasin si njëza-njëza.
Mustafanë pse e ftove ?
I pa;….diturin’ia shtove!
اdo njeri q’e di Kuranë,
(ve ma beththe fihima)në.¹)
Në tëfsir të Fahrud-dinit,
te tjerë mund te ketë jetë.
e sheh,ndan punën’e dinit.
Deshe vet’hen ta tregonje,
prandaj1)profetër dërgonje.
Shumë herë njerëz kreve,
u bënë fajtor i greve!
Prap krijove të tjetrë,
I’u dërgove Pejgamberë!
O Adem o At’i tënë,
me havanë q’ish si hënë.
Më së fundi ju u çuat,
në gji të Zotit u ndriçuat.
Nuhu,Luti e Jakubi,
Ibrahimi dhe Ejjubi,
Musaj,Isaj,Muhammedi
edhe gjithë ky remeti,
ju u kanë mëm e atë,
prej jush kanë mar’uratë.
U mplake o bot e shkretë!
sa po vjen bën tatpjetë!
lid e vdis po vjen një ditë ,
shkretohesh mbetesh pa dritë.
As lënda as trupe s’mbeten,
pa dyshim të gjitha treten,
edhe yjet që vërtiten,
vjen koha,derdhen, roniten.
Gjithësia ç’është tretet,
vetëm përëndia mbetet.
Kush e di,sa rri e shkretë,
por sërish Zot’i vëtetë,
gjithë trupet i ngjiz prapë,
si kujt-do shpirt do ti japë,
vet’e di qysh është ngjizja
dhe ringjallja e lëvizja!
Zot për ty s’ka gjë të rëndë,
çdo send e ke lehtë pendë,
më parë si i javite,.2)
kaqë botra që gatite,
pa dyshim e pa të metë,
i humb i çpik si do vetë.
Ah ky det sa është thellë
çdo njeri brenda ka ngelë,
ç’shohim ç’nuk shohim në jetë,
ti je ti je Zot vetë.
Unë nuk them gjithësia,
është vetë përëndia.
Por them kushdo q’ësht’i pjekur
dhe e ka zemrën të djegur,
në çdo atom sheh Allahun,
kësi soj e kalon vahun.
Penda ime ësht’e çalë,
ky det s’tregohet me fjalë.
---------------------------------------------
MENDO

Thua kam zemër të pastër
Allahu e di,
Por pasqyrë e zemrës tënde
Është puna që bënë ti.

Nuk falem s’kam kohë
Allahu do të me falë,
Por Allahu kur të krijoi
Së pari kohën për këtë ta dha

Mbulesën nuk e mbaj
Thua mëkat i vogël,
Por urdhërit të kujt nuk i bindesh
Vallë a të shkon në mend?

Mëson gjithçka,
Që ke në fakultet,
Por për të lexuar Kur’an
Nuk ke kohë as për një ajet.

Kur shikon gjithë këtë krijim
Si mashtrohesh
Të thuash është bërë
Pa qëllim.

Pendohu dhe në adhurim kaloi ditët
Se vdekja vjen kur nuk e pret
E koha nuk të përsëritet.
------------------------------------------------
Njihe Vehten

Gjeje arsyen
Shkakun
Parashiko pasojën.

Parashiko pasojën
Gjeje shkakun
Arsyen.

Shiko përtej yjeve që rrethojnë tokën
Mblidhe veten, largo frustrimin
Pastro zemrën tënde.

Me besim të vërtetë.
----------------------------------------------------
Të gjithë do të vdesim


I drejti do të vdesë,
dhe i ligu do të vdesë…
Luftëtarët që bëjnë xhihad do të vdesin,
dhe ata që rrinë në shtëpi do të vdesin…
Ata që preokupohen me besimin e saktë, do të vdesin
dhe ata që trajtojnë njerëzit sikur robër të tyre, do të vdesin…
Të guximshmit që nuk pranojnë padrejtësinë do të vdesin,
dhe frikacakët që kërkojnë t'i kacavirren kësaj jete me çdo çmim, do të vdesin…
Njerëzit e çështjeve të mëdha dhe synimeve fisnike do të vdesin,
Dhe njerëzit e mjerë që jetojnë për kënaqësi të ulëta, do të vdesin…
Çdo shpirt do ta shijojë vdekjen…
--------------------------------------------------------
një ditë kur zjarri do ta mbulojë tokën
edhe retë do të skuqen nga të nxehtët
Njerëzit do të harrojnë ku e kanë kokën
Do të mësojnë ç’ka qenë mirësia

E... një ditë kur qielli do të zbehet
do të shohim se s’ka strehim
do të shohim që...edhe pa raki njeriu dehet
O i dashuri, miku im

E një ditë kur vullkanet do të derdhen
do t’i falemi Zotit deri në agim
Është koha që të paguajmë
O i dashuri miku im

E një ditë kur qielli do të çahet
e di... do të qajmë pa pushim
Por atë ditë loti do të thahet
O i dashuri miku im

E një ditë kur ajri do të tretet
do të mbetemi edhe pa frymë
Atë çka e dha Zoti do t’na e marrë
O i dashuri miku im

E një ditë do ta ulim kokën
e do të dalim në gjykim
Por qindra shekuj kokëshkretë
O i dashuri miku im

E një ditë kur do ta kuptosh pendimin
do të kthehesh në besim
Por qindra shekuj plot urrejtje
O i dashuri miku im

E një ditë kur t'na i vënë prangat
do ta kuptojmë fjalën durim
Do t'kuptojmë çka qenë liria
O i dashuri miku im

Se Zoti na i dhuroi të gjitha
E nuk e fitoi asnjë falënderim
E një ditë të gjitha do t'i tretë
Por jo pa i paguar, o miku im.
------------------------------------------
BUKURIA E një GRUAJE

Bukuria e një gruaje
s'është në veshjen e saj,
as në pamjen që i kushton kujdes,
apo mënyrën e flokëve si i mban!

Bukuria e një gruaje
duhet të shifet në sytë e saj!
Sepse aty është dera për në zemrën e saj,
në rezidencën e dashurisë.

Bukuria e një gruaje
s'është një shenjë në fytyrë!
Por bukuria e vërtetë e një gruaje
reflekton në shpirtin e saj!

Është kujdesi që ajo me dashuri ofron,
pasioni që ajo tregon!
Dhe Bukuria e një gruaje,
me kalimin e viteve - ajo vetëm rritet!

Nuk të ik buzëqeshja se të vjen pleqëria;
por pleqëria të vjen se të ik buzëqeshja!
-------------------------------------------------------
Nëse beson ne përëndi



Nëse beson në përëndi
Edhe dielli edhe hëna janë për ty,
Kënaqesh edhe për pikën e shiut mbi çati
Edhe për yjet në qiell që bëjnë dritë.
Kënaqesh për erën, për lulet
Për zogjtë që shkojnë fluturim
Për pranverën dhe gurgullimën e ujit,
Pasi dhe vetë jeta e merr një kuptim.
E shpirti lehtësohet, gëzohet
Në çdo agim,
Dhe vetë sa është e ëmbël
Shpresa për shpëtim.
Nëse beson në përëndi,
E kupton fjalën lumturi,
E kupton se shumë vuajtje dhe strese janë kot
E kupton se punët s’i kontrollon dot.
Sa kënaqësi
Për gjithë këto mirësi
Të përkulemi duke thënë:
Falënderit o përëndi...


O I Madhi përëndi
O I madhërishëm pa kufi,
Që fshehtësitë e zemrave i di,
Kam nevojë,
për një qetësi shpirtërore kam nevojë.

O i madhi përëndi,
Që edhe fshehtësitë e zemrës sime i di,
Sa rëndë është të shprehet me gojë
Edhe faji, edhe brenga dhe mëkati që rëndojnë.
Kam nevojë,
Për një lehtësim të zemrës kam nevojë..
----------------------------------------------------
Ku je o bir?

Ku je ti ëndërr e mërguar
në ç’skuta ke ndaluar vallë
A gjete dot ç’kishe kërkuar
atje ku je a ndjehet mall?


Me krahët e shpresës fluturove
zemra e vuajtur nuk njohu frikë
Lotin dhe syrit s’ia tregove
Dhimbja në shpirt filloj të mbijw.

Kaloi një vit, dy, tre, sot katër
E minuti i pritjes kaq ngadalë shkon
Nëna që le të re, të qeshur
Mbi flokët e saj sot ka rënë borë.

çdo dallëndyshe që shikon
është syri im bir, të kërkon
çdo pikë shiu që bie mbi qerpik
është loti i mallit që më zhurit.

Ku je ti lulja e gëzimit
Ku je, o prehja e shpirtit tim
Sa larg ke shkuar që dot s’më flet
Vetëm një fjalë qoftë keq a mirë?!

Në ke gabuar e sot ndien turp
E dot s’ma thua jeta ime
Dije se pritja pa përgjigje
Rëndon sa bota mbi zemrën time.

Gjithë pasuria e kësaj bote
Nuk vlen për zemrën e një nëne
Gjithçka që kisha do ta shpenzoja
Të shihja një herë fytyrën tënde.

Të puthja duart, ball, sy e gushë
Të përkëdhelja flokët e zesw
Të ngopem një herë me erën tënde
Të të ndiej pranë pastaj të vdes!
--------------------------------------------------
MOTRA IME FISNIKE

Motra ime, vajza e nënës fisnike,
ruaje nderin, e bëhu besnike.

Mbroje moralin si vajzë fetare,
se femra pa to nuk vlen fare.

Ajo është caktuar për burrin e vet,
duhet të mbrohet si letër sekret.

Në qoftë se do të jetosh rehat e qetë,
asnjëherë natën mos shko diku vetë.

Fatkeqësisht të tjerët ua kanë ekspozuar,
ke marrë pa zgjedhur dhe i ke huazuar.

Veshu e mbathu si vajzë besimtare,
dhe nëpër rrugë bëhu këshilltare.

Gjendja shprehjet i argumenton,
se vetëm fjala kudo nuk ndikon.

Kujtoje mirë punën që po bën,
duhet ta mendosh se ku ajo të çon.

Duhet të adhurosh Krijuesin tënd,
se nuk je e krijuar nga tjetërkënd.

O motra ime bëhu shembullore,
mos u përul si disa shërbëtore.

Femrat All-llahu nuk i ka burgosur,
por me mbulesën e tyre i ka përsosur.

Ai shumë më mirë i di nevojat e saj,
vajza të mos mbesë asnjëherë ndër faj.

Mosmbulesa e femrave për kohën e tashme,
është një armë e mirë forcave të jashtme.

Ata ta hoqën formën që ke pasur,
ke marrë pa zgjedhur atë që ke hasur.

Nën maskën e kulturës femrën e abuzojnë,
me femrat tona ne fort po na lëndojnë.

Për stërgjyshërit tuaj lexo historinë,
çfarë ka qenë namusi për shqiptarinë.

Duke patur shansin ta fitosh xhennetin,
mos të të bëjnë tradhtarët dru për xhehennemin.

Mëshira e Allahut të dhuroi çdo gjë,
sepse ti përpara nuk ke qenë asgjë.

Motra fisnike ke shans sa je gjallë,
të ikën nga dora kur të mblojnë me zallë.

O vajza besimtare dhe nëna fisnike,
mbroje fenë tënde dhe bëhu besnike.
------------------------------------------------
A e njeh kėtė njeri!?

O ti qė lexon kėto rreshta tė shkruar
Mos mendo se jam poet a prozator
Doja tė flisja pėr njeriun mė tė shquar
Por fjalėt e duhura nuk e di a do t'i gjej dot.



Doja tė flisja pėr njeriun mė tė madhė
Qė njerėzimi ka mundur tė shohė ndonjėherė
Tė them tė drejtėn, nuk ėshtė aq e lehtė
Tė cilėsosh njė njeri me kaq vlerė.



Mėshirė pėr njerėzimin ka qėnė ky njeri
Nga errėsirat e humbjes nė dritė i ka nxjerrė
Vulė e profetėve tė Allahut ai ka qėnė
Kėshtu qė me tė ėshtė mbyllur kjo derė.



Ai ėshtė i pari qė do t’i hapet varri
Ditėn kur njerėzit tė ringjallen dhe njėherė
Mėshirė do tė lusė pėr pasuesit e tij
Kush s'ka besuar nė tė do tė jetė i mjerė.



Nė ditėn e Gjykimit, kėtė ditė plot tmerrė
Askush veē tij nuk do tė dėgjohet
Lutjet mė tė bukura pėr Zotin do tė nxjerrė
Kur nėn Arshin e Tij do tė gjunjėzohet.



Ngrije kokėn- Allahu do t’i thotė
Kėrko dhe lutu se do tė dėgjohesh
Nė kėtė ditė tė madhe ti ke pozitė
Nė kėtė ditė tė vėshtirė ti do tė nderohesh.



Ai do tė trokasė nė dyert e Xhenetit
Menjėherė do t’i hapen plot respekt e nderė
Pėr pasuesit e tij ai ėshtė rezervuar
Pėr ata qė besuan e jo pėr tė tjerė.



Besoj o lexues se mund qė ta gjesh
Atė qė nė kėtė poezi kam cilėsuar
Ai ėshtė Muhamedi i dėrguari i Allahut
Ai ėshtė Muhamedi, njeriu mė i nderuar.
-----------------------------------------------------
Vëllezër shqiptarë

Vëllezër shqiptarë, mbrojeni nderin,
sepse shkoi dimri, tani pritni verën.

Sikurse fëmijërinë që e pret rinia,
ashtu edhe skamjen pasuria.

Fraksionet e huaja keq na tradhtuan,
pa masë dhe pa hesapë na dëmtuan.

Ndërsa na zhduken traditat e mira,
e humbëm thelbin po na pëson fira.

Ligjeve t'pahijshme ti i dole zot,
pa menduar fare se ajo ështe kot.

Nga kokat e burrave e hoqën plisin,
ajo ishte fillimi për të na humbur fisin.

Nga kokat e grave u hoq shamia,
nuk shkoj vetëm ajo po edhe hija.

Burrat u shndëruan u bënë si femrat,
e humbëm burrërinë së bashku me emrat.

Me forcat e huaja i kundërshtuam fesë,
tek ne nuk mbeti as respekt as besë.

Mbrojini vëllezër cilësitë e larta,
dhe ligjet e fesë se ato janë të arta.

O vëlla, traditat e tua kombtare,
janë përgatitur me brumet fetare.

Kombi me fenë janë si lëkura me mish,
nuk duhet quajtur, si në trup këmishë.

Nderi respekti dhe mikpritja,
janë famët tona nga historia.

Shumë na do neve përëndia,
ai na përmblodhi nga gjithësia.

Duke na mbushur me pasuri,
na ka parashtruar çdo mirësi.

Ai na ka afruar ajrin tek hunda,
asnjë gjë mendjes kundra.

Të gjitha qeniet njeriut shërbëtorë,
bile edhe Diellin madhëshorë.

Nuk pranon asnjë mençuri,
që të shpëtojmë pa dhënë llogari.

Pa hyrë në varr, s'mund të shpëtosh fare,
pa e dhënë këtë shpirt, nuk ke ti çare.

Secili në varrin e tij ka me hyrë vetë,
duhet të përgatitemi për të fjetur qetë.

Kurse nga kjo jetë ikin të barabartë,
të gjithë t'ëmbëlat me ato të thartë.

Ndërsa zullumqari shkon me të shtypurin,
edhe i vobekti bashkë me të ngopurin.

Çdo mirësi duke pritur falenderimin,
ne pa u përgatitur po presim mbarimin.

Shyqyr prej All-llahut u hapën xhamia,
mos të shkojmë vetë por edhe vëllazëria.

Të bëhëmi gati se na pret lumturia,
por për mëkatarin edhe vështirësia.
----------------------------------------------------
Kujto...


Për ku je nis oj motra ime dashur..

Ulu dhe medito rreth qenies tënde

Mos vallë, të solli ndonjë valë e detit

Apo, rastësisht në mesin e njerëzve ndodhe

Nga erdhe, dhe ku po shkon,

Të lutem, më dëgjo, dhe mos më thuaj, mjaft!

A e din se, ka kohë te gjatë, që për ty mendoj

Për ty lutem, çdoherë që kokën në sexhde vendoj

Mos motra ime, trupin tënd gjithkujt mos ia zbulo

Se bukurinë e ke dhunti prej Zotit, mos e nënçmo

Kujtoi dhe dhuntitë tjera, dhe mendjen e shëndoshë

Thuaj o Zot i gjithësisë, veç ty të falënderoj

Pendimi për ty, asnjëherë nuk është vonë.

E di që ndjehesh fajtore për atë që po bën

Po djalli i mallkuar, veprat po t'i zbukuron

Ruaje veten tënde vetëm për një person

Se të humbet vlera, mbetesh për askënd

Bëhu e fort, e largohu nga ai zakon

se me vepra të tilla asgjë nuk fiton

përveç zjarrit te xhehenemit, që dhimbshëm dënon.

Mos i mbyll sytë para realitetit

e më pas të thuash paskam vepruar si të verbëtit

Le të jetë për ty nesër një ditë, e botës së re

duke i thënë lamtumirë jetës pa fe

ke për t'i sjell vetes lumturi

kënaqësia e të cilës nuk ka kufi

pendohu sa më shpejt, se vdekja nuk garanton

ajo nuk ka mëshirë, dhe hallin nuk ta qan

Në momentin e vdekjes për ndihmë kë do ta kërkosh?!

Allahun e madhëruar apo ata që të shfrytëzuan?!

Fjalë arsye nuk të mbeten të më thuash

zgjatma dorën dhe eja me mua

drejt rrugës së Zotit tënd, që të gjithëve na ka krijuar

edhe zbukuruar...
------------------------------------------
Nënës sime



Nga krijesat më të nderuara
Janë edhe nënat e bekuara,
Në Kur'an ato janë urdhëruar
Fëmijët e tyre për t'i edukuar.

Ne si fëmijë jemi të obliguar
Nënat tona pë t'i rrespektuar
Nëse ne ato nuk i rrespektojm
Xhennetin nuk do ta e fitojm

Falë Allahut që nënën time e udhëzoi
Që kujdesin më të madh ajo ma kushtoi,
Sepse me mund më rriti dhe më edukoi
Në Medrese me kënaqësi ajo më dërgoi

Çdo natë pa gjumë asaj i ka kaluar
Për mua duke u kujdesur dhe gajluar
Çdo ditë duke u merzitë dhe derdh lot
Sepse pa mua nuk rrinte vetëm dot

Allahun pandërprerë duke e kujtuar
Duatë në çdo kohë duke ia dërguar,
Prej Atij një kerkesë duke e kerkuar
Se evladin Atij amanet ia ka dorëzuar.

Në Medrese unë shumëçka mësova
Vlerën e nënës më shumë e kuptova,
Jetën e ndryshova, Atij iu Drejtova
Hifzin e Kur'anit në medrese e fillova.

Eh, një kohë e gjatë ka kaluar
Hifzin jamë duke e përfunduar,
Dëshirën e prinderve po e plotesoj
Kënaqesinë e Allahut dua që ta fitoj

Allahun unë shumë e falëndëroj
Që në këtë rrugë mua më udhëzoi,
Sepse çdo të mirë Ai më mësoi
Hifzin e Kur'anit mua ma mundesoi.

Prandaj i lutem Atij duke qarë me lot
Që ta mëshiroi nënën time në atë botë,
Neve na bashkoft Allahu në Ahiret
Duke na shperblyer me Xhennet.
----------------------------------------------
Është e pamundur të kalosh jetën
E ndonjëherë mundi të mos shkojë huq
Shoqëria të mos dëshproj
E të mos sëmuresh kurrë
Të mos ndjeshë dhimbje e dashuri
Që në familje mos të vdes askush
E ti kurrë të mos gabosh
Pra është e pamundur…
Ky është çmimi I jetës
Dhe nuk ka rëndësi ajo që ndodhë
Por ti ngjarjen si e pranon
Nëse fatkeqsitë I akumulon në vetvete
Do të jetosh si pëllumbi I lënduar
I pa mundur përsëri të fluturoj
Rritesh…
Kur nuk ka zbraztirë në shpresë
As dobësim vullneti dhe humbje besimi
RRitesh…
Kur pranon realitetin
Dhe jeton me vet besim
Rritesh…
Kur e pranon fatin e jetës
Dhe ke vullnet për ta ndryshuar atë
Rritesh…
Kur e ngrit atë që ke lënë pasdore
Dhe krijon atë që e ke para teje
Me vision për ardhmërin tënde
Rritesh…
Në vënien e qëllimeve
Pa vu veshin komenteve negative
Kur me sjelljen tënde jep shembuj
Pa I dhënë rëndësi përqeshjes e zilisë
Kur e përmbush thirrjen tënde
Rritesh…
Kur përforcon karakterin
Dhe lartëson edukatën e diturinë
Rritesh…
Kur paraqet ndjenjat tua
Dhe përballesh me zhveshjen e degëve
Nga dimri I ashpër
Mbledh trëndafilë
Pa e çarë kokën për therrat
Dhe të trasosh rrugën
Në mjegullën e pluhurit të ngritur
Rritesh…
Kur ndjen gacën e zjarrit
Nga dëshirat e rrënuara
Rritesh…
Duke ndihmuar ata që kanë nevoj
Dhe njohton më mirë vetveten
Duke I dhënë jetës më tepër
Se sa ty ajo të jep
Rritesh…
Duke përforcuar rrënjët
Në pamundësi largimi
Dhe mbrohesh si shqiponja
Të mos ndalet fluturimi
Të palohesh si fletë
Me shkëlqim si ylli
Kështu pra
Rritesh…!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://visar.serbianforum.info
 
Poezi Islame
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Video Islame
» Tregime Islame

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Tema Shoqerore :: Besimet Fetare-
Kërce tek: