visQeZ
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.
visQeZ

visQeZ
 
PortaliForumKërkoLatest imagesRegjistrohuidentifikimi

 

 Mbiemri

Shko poshtë 
AutoriMesazh
visar
Admin
visar


Numri i postimeve : 158
Join date : 23/12/2010
Age : 28
Location : visar raqi

Mbiemri                                Empty
MesazhTitulli: Mbiemri    Mbiemri                                I_icon_minitimeSat Jan 15, 2011 8:49 pm

Mbiemra quhen fjalët që shënojnë se çfarë lloji është ose çfarë vetie ka emri (qen i zi, qen i vogël, ushtria shqiptare, qeveria italiane). Mbiemri përshtatet në numër, gjini dhe rasë me emrin me të cilin lidhet:

- përshtatje në gjini :
mjeku i ri
mjekja e re

- përshtatje në numër :
mjekët e rinj
mjeket e reja

- përshtatje në rasë :
mjeku i ri
i mjekut të ri
mjekun e ri
mjekja e re
e mjekes së re
mjeken e re

Mbiemrat e shqipes ndahen në dy grupe: mbiemra të nyjshëm dhe mbiemra të panyjshëm.
Mbiemra të nyjshëm janë:
- ata që mbarojnë me -ë : i bardhë, i mirë, i gjatë;
- ata të formuar me prapashtesat -(ë)m, -shëm, -(ët): i mesëm, i shëndetshëm, i hekurt, i ftohtë etj.;
- mbiemrat e formuar nga pjesorja: i shkruar, i zënë, i lodhur;
- disa mbiemra që dalin me -ër : i vjetër, i varfër, i verbër, i shurdhër,

Mbiemra të panyjshëm janë :
- mbiemrat e formuara nga emrat përgjegjës me konversion: tiranas, shkodran, korçar, vlonjat;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -ar, -tar, -ik, -ist, -iv, -or, -tor: bankar, amtar, heroik, feminist, aktiv, verior, baritor;
- mbiemrat e formuar me prapashtesat -(ë)s, -ues, -yes, nga pjesorja ose e tashmja e foljes: djegës, ngjitës, vlerësues, ushqyes, rrëmbyes;
- të gjithë mbiemrat e përbërë: zemërgjerë, zemërgur, tekniko-shkencor, ekonomiko-shoqëror, largpamës, mirëbërës e
tj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
https://visar.serbianforum.info
 
Mbiemri
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
visQeZ :: Bota Shqiptare :: Gjuha Shqipe-
Kërce tek: